Zaev: Qeveria mbron pozicionet duke varfëruar qytetarët

Deputetët e opozitës të formacionit të tashëm dhe ata të para dy viteve para parlamentit përkujtuan ngjarjen e 24 dhjetorit të para dy viteve kur deputetët e opozitës dhe gazetarët u larguan e dhunë nga parlamenti kur po diskutohej miratimi i buxhetit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paar deputetëve tha se për këtë qeveri nuk janë të mjaftueshme as protestat e mijëra qytetarëve për ta detyruar atë që të diskutojë për problemet.

“Qytetarët e kuptojnë se a është mirë apo keq vetëm kur shikojnë xhepat e tyre. Nuk ka më gënjeshtra. Sot të gjithë e kanë të qartë se kemi qeveri e cila qeveris me 100 për qind për interes e veta dhe nevojat e bizneseve të kreut të qeverisë e cila bënë politikë dhe ligje duke mbajtur pozicionet në llogari të varfërimit të qytetarëve”, tha Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button