Vijon dialogu Kosovë-Serbi, Mustafa dhe Vuçiç takohen më 9 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç, do të takohen më 9 shkurt në Bruksel, për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të qeverisë serbe për gazetën “Danas”. Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe homologu serb, Ivica Daçiç.

Dialogu do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Mendohet se çështja e parë në rendin e ditës do të jetë diskutimi për arritjen e një marrëveshjeje për Asociacionin e komunave serbe./BW

Lajme të ngjashme

Back to top button