Juventusi e ka seriozisht për Shaqirin

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Edhe pse Pep Guardiola ditë më parë konfirmoi se ylli kosovar nuk do të largohet nga Bayern Munich, mediat e huaj vazhdimisht po spekulojnë për të ardhmen e ish anëtarit të Baselit.

Gazeta e përditshme sportive italiane, TuttoSport, shkruan se Juventusit është seriozisht i interesuar që ta transferoj reprezentuesin e Zvicrës në Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas kësaj gazete, mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit është i pakënaqur me minutazhin e ofruar nga strategu spanjoll, dhe për këtë po kërkon një ksuadër ku mund të luaj më shumë.

Kurse, interesim për Shaqirin ka shfaqur edhe Arsenali, Liverpooli, Machester United, Inter, Roma, Wolfsburg dhe Borussia Dortmund.

Lajme të ngjashme

Back to top button