Shkup, SASHK mund ta riaktivizojë grevën në arsim

Edhe pas tre muajve që kur janë formuar grupet e punës, Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ende nuk po mund t’i përafrojnë qëndrimet e tyre. Lideri I SASHK-ut, Jakim Nedelkov, ka paralajmëruar mundësinë që të aktivizohet greva, e cila u paralajmërua për në shtator por u pezullua.

Nga SASHK, thonë se dënimet nga testimet eksterne në shkollat fillore dhe të mesme për profesorët dhe mësuesit janë problem më i madh, për arsye se do të goditet xhepi i punonjësve në arsim.
Problemet e sindikalistëve në vend, kanë arrit edhe në veshin e Sindikatës Ndërkombëtare të Arsimit. Nënkryetari i Konfederatës Evropiane të Sindikatave- Branimi Shtukell, është në Shkup, në shenjë përkrahje për SASHK-un.

Testimi ekstern sipas tij është model i njohur në arsimimin evropian, por vetëm për vërtetim dhe kontrollim të njohurive, dhe jo si politik ndëshkuese të qeverisë mbi mësimdhënësit.
Javën e ardhshme Këshilli i SASHK-ut do të vendos se si do ta vazhdojë komunikimin me institucionet, ndërsa nga kjo varet edhe aktivizimi i grevës.

Qeveria në shtator me procedurë të shkurtuar ka sjellë ndryshimet ligjore për arsimin e  mesëm dhe fillor, të cilët parashikojnë, zëvendësim të mësimdhënësve në rast të grevës dhe 15 për qind rroga më të ulët për mësimdhënësit e dënuar, për plotë 12 muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button