Mot me diell

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, veçanërisht në vendet më të larta, në pjesët malore dhe në pjesën juglindore. Nëpër disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 10 gradë Celsius.

Të enjten do të mbisundojë mot stabil dhe i thatë, paradite me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa fushëgropat. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë prej minus tre deri tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri 13 gradë Celsius.

Prej ditës së premte pasdite do të ketë ndryshim të dukshëm të motit, me erë mesatare veriore deri në të përforcuar, rënie të temperaturës dhe të reshura lokale të shiut dhe borës.

Lajme të ngjashme

Back to top button