Si ta përmirësoni gjumin?

Studiuesit e Universitetit të Harvardit, pas një studimi të kryer, tregojnë se leximi në pajisje elektronike gjatë natës, mund ta çrregullojë gjumin tuaj.

Një ekip i shkollës mjekësorë të Harvard’it ka krahasuar leximin në libra klasik dhe leximin tek pajisjet elektronike, përpara gjumit.

Ajo çfarë ata gjetën është se të gjithë personat që përpara se të flinin kishin lexuar në pajisje elektronike, ju duhej më shumë kohë që t’i zinte gjumi, por përveç kësaj është vërtetuar se edhe kualiteti i gjumit të tyre ishte më i dobët. Këtu bën përjashtim vetëm leximi në Kindle origjinal, i cili nuk ndriçohet në mënyrë elektronike.

Ekspertët thanë se njerëzit duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj dritës gjatë kohës së mbrëmjes.

Si funksionon organizmi ynë?

Trupat tanë mbahen në balancë me ritmin e ditës dhe të natës, me anë të një ‘orë të brendshme trupore’, e cila reagon në bazë të dritës, për ta përcaktuar kohën.

Dhe në këtë mënyrë drita e kaltër e emetojnë telefonat e mençur, tabletat etj., po ashtu mund ta çrregullojnë orën tonë trupore.

Drita e kaltër në mbrëmje, thonë shkencëtarët, mund ta ngadalësojë ose ndaloj, prodhimin e hormonit melatoninë, i cili është përcaktues për të fjetur.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button