Davutoglu: Ballkani varet nga stabiliteti i Maqedonisë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu e ka quajtur Maqedoninë si zemër të gjithë Ballkanit.

Davutoglu këto komente i ka bërë gjatë vizitës së sotshme në Maqedoni, ku deklaratën e tij e ka arsyetuar me përbërjen shumë etnike dhe fetare të këtij shteti.

Kryeministri turk gjatë vizitës në Shkup, është takuar me homologun e tij maqedonas, Nikola Gruevski, ku ka biseduar edhe për raportet në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimit ekonomik.

Në paraqitjen e tyre për media, Davutoglu ka thënë se rajoni i Ballkanit do të qetësohet, atëherë kur Maqedonia do të jetë stabile.

“Maqedonia është zemra e Ballkanit. Kjo jo vetëm për pozitën e saj gjeografike, por edhe popullatën shumë etnike dhe fetare. Për këtë arsye, nëse Maqedonia do të stabilizohet, atëherë do të ketë stabilitet në tërë Ballkanin”, ka thënë Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Back to top button