Spasov: Nuk ka anulim të pagesës së kontributeve sociale për honorarët

Qeveria nuk do ta tërheq masën për sigurimin social për personat me të ardhura me bazë kontratën në vepër, deklaroi sot ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov.

“Është për të ardhur keq që disa struktura politika përmes manipulimeve, të pavërtetave dhe ofendimeve dëshirojnë që të realizojnë poenë politik dhe personal duke kritikuar një masë pozitive. Qeveria nuk do ta tërheq këtë masë dhe përfshieshmëria e personave që kanë të ardhura në bazë të kontratës në vepër është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë si dhe në interesin e të punësuarve”, theksoi Spasov.

Vet masa, shtoi Spasov, ka shumë aspekte pozitive.

“Me përfshirjen e kontratave në vepër në sigurimin social do të sigurohet një numër i madh i të punësuarve”, theksoi Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button