Demolohet një shtab i BDI-së në Çair

Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i cili gjendet në rrugën Resenska në Komunën e Çairit, është demoluar. Një lexues ka dërguar te portali sq.kurir.mk këtë informacion së bashku me fotografin e cila tregon se shtabi i BDI në Çair është i demoluar pothuajse tërësisht. demolimi ka ndodhur dy jave pas pranimit te stemes me luan nga ana e BDI-se.

“Pasi kemi marrë këtë informacion ne kemi kërkuar që të bimë në kontakt me personin në fjalë për të kuptuar më shumë rreth rastit në fjalë, por i njëjti ka qenë i pa kapshëm për redaksinë tonë, vetëm se ka kërkuar që ai të mbetet anonim”, shkruan sq.kurir.mk

Ky nuk është rasti i vetëm kur demolohen shtabet e BDI-së në Çair, sepse kohë më parë të njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Selia e BDI-së në Çair./sq.kurir.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button