Kukan: Po diskutojmë për dialogun politik

Pak një takimi të mbajtur me Bashën, Kukan ka deklaruar se po diskutojnë për të vendosur dialogun politik. Europarlamentari Eduard Kukan, i cili ndodhet në Shqipëri për zgjidhjen e ngërçit të bojkotit parlamentar nga ana e opozitës, ka deklaruar se po diskutohet.

Sot Kukan takoi kryedemokratin Lulzim Basha, për të vijuar më tej me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, Kukan është shprehur: “Erdha për të vazhduar punën e nisur nga Fleckenstain, do e vazhdoj sot më tej atë.

Do bëj takime me liderët e politikës, për të rivendosur dialogun politik në Shqipëri dhe për zhvillimin e një politike europiane të suksesshme. Po diskutojmë”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button