Shoferët e kamionave nga Maqedonia me rroga ekstreme të ulta në Suedi

Shoferët e kamioneve në disa qytete të Suedisë protestojnë në prag të festave të fundvitit kundër kushteve në profesionin e tyre, të cilat ata i konsiderojnë si të padrejta, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu.

Në rradhë të gjata kamiona të ngarkuar dje dhe sot në qytetet e mëdha në pjesën jugore dhe perëndimore të Suedisë e ngarkojnë komunikacionin në virgjilet e shopingut para Krishtlindjeve.

Shoferët suedez protestojnë për kushte të ndryshme për shofer në branzhin e transportuesve në kuadër të BE-së, me çrast theksohet se shumica e shoferëve të huaj, për shembull nga Bullgaria dhe Maqedonia punojnë në Suedi për rroga ekstreme të ulta.
“Bëhet fjalë për konkurrencë jolojale”, thotë për Radion suedeze Roj Holmberg, njëri nga pjesëmarrësit në protestat e djeshme.
Sipas regullativës së BE-së, shoferët e huaj mund të transportojnë vetëm tre ngarkesa nëpër Suedi, por nuk i respektojnë rregullat dhe vozitën shum më tepër. Njëherit bëhet e ditur se shumica e shoferëve nga Maqedonia dhe Bullgaria fitojnë afro 600 euro në muaj, ndërsa kolegët e tyre suedez fitojnë edhe pesë herë më shum.

Shoferët suedezë të pakënaqur i filluan protestat para një muaji  kështu që vendosën që deri në Krishtlindje ti parkojnë kamionet nga 15 minuta në rrugën anësore të autostradave.

Shkak për këtë ishte vendimi i Gjykatës komunale nga Sudsval për lirimin e një shoferi maqedonas 44 vjeçar i cili në tetor të këtij viti u arrestua me patent shofer të falsifikuar bullgar dhe me pasaportë të falsifikuar bullgar. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button