Në institucionet elitare mezi depërtohet

Shumë prej institucioneve nacionale kryesore të kulturës numërojnë pak ose aspak të punësuar shqiptarë, si në ansamblet artistike, ashtu edhe në stafin teknik, shkruan Koha.

Opera dhe Baleti, Filarmonia, Biblioteka Universitare “Kliment Ohridski”, Galeria Nacionale, Muzeu i Qytetit, apo ai i Artit Bashkëkohor dhe Shkencave Natyrore janë disa prej tyre, ku personeli është acheter cialis france shumë i kufizuar sa i takon përbërjes etnike. Shifrat në vite po ngelin thuajse të pandryshueshme dhe vështirë se kjo situatë do të përmirësohet edhe në vijim. Vala e re e “administratorëve të papunë” që po shpërndahen nëpër institucione nacionale, mund të ndryshojë përqindjen etnike, por jo edhe përbërjen e stafeve profesionale.

Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, thotë se në rastet kur për shumë institucione deficitare nuk mund të hapin konkurse për vende të reja pune, atëherë në to do të shpërndajnë “administratorët e papunë”. “Bëjmë përpjekje për të tejkaluar problemet dhe prej disa muajsh po mundohemi të hapim vende të reja pune, aty ku edhe kemi potenciale punësimi. Për të rritur përfaqësimin, ne do të shfrytëzojmë edhe marrëveshjet politike, ndërkohë që këto ditë kemi filluar të shpërndajmë nëpër institucione të ndryshme nacionale ato nëpunës shtetëror që janë pranuar nga SIMO. Kështu përfaqësimi do të jetë më i mirë, edhe në rastet kur s’mund të hapim konkurse për vende të reja pune”, thotë Shehapi.

Lajme të ngjashme

Back to top button