Tetovë, pas shumë vitesh rimëkëmben muret e brishta për ta bërë muze shtëpinë e “Halim Begut”

Distikët prej hekuri mbajnë në këmbë një pjesë të historisë së qytetit të Tetovës që rrezikon të shembet bashkë me shtëpinë që mbartë vlerat arkitektonike dhe historike të së kaluarës.

10863721_10152566082492157_297396133_n (Custom)

Muret e brishta të shtëpisë së njohur të “Halim Begut” në Tetovë, paraardhësi i familjes së njohur Deralla, po rimëkëmben sërish.

Qendra nacionale për konservimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve nën mbrojtjen e shtetit, është duke realizuar fazën e parë të rikosntruimit dhe restaurimit të qendrës monumentale të njohur si shtëpia e “Halim Begut”  me vlerë prej 6 mijë euro.

10859466_10152566082522157_937357260_n (Custom)

Ballkoni i shtrirë në pjesën e pasme, madhështia e së cilës duket fare pak nga kulmet e çative për rreth është konsideruar si pjesa që rrezikohej të shembej bashkë me një pjesë të shtëpisë. Faza e parë për forcimin e konstruksionit të kësaj shtëpie i është kushtuar rikonstruimit të ballkonit.

Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim dhe mirëmbajtje të monumenteve që janë në mbrojtje të shtetit, Memet Selmani deklaron për Portalb, se kjo nismë e rikonstruimit është vetëm fillimi për realizimin e idesë për shndërrimin e kësaj shtëpie në një muze për Tetovën.

10846752_10152566082572157_1215442507_n (Custom)

“Në kuadër të projekteve vjetore, kam bërë projektin për forcimin e konstruksionit të objektit të shtëpisë së “Halim Begut” për arsye që të ruhet origjinaliteti autentik arkitekturës, sepse përfaqëson vlera arkitektonike dhe një pjesë të kulturës së qytetit” thotë Memet Selmani.

Qendra Nacionale është bartës i lejes për konservim dhe realizon restaurimin dhe rikonstruimin e shtëpisë së lënë pas dore me vite të tëra.

10859764_10152567153242157_1061232966_n (Custom)

“Pas përfundimit të fazës së parë që njëkohësisht u konsiderua si ndërhyrje më urgjente, nga qeveria do të kërkohet një shumë tjetër prej 20 mijë euro për të vazhduar punimet në rikonstruimin e objektit dhe shndërrimin e saj në një muze për qytetin e Tetovës”, thotë Memet Selmani.

Shtepia_deralles_14_531419928

Selmani, thotë se ndërhyrjet në shtëpinë që i ka rezistuar kohës dhe që është kthyer në  një simbol, arkitekturorë dhe historik për Tetovën kërkon një qasje më të veçantë. Sipas tij objekti i shpallur nën mbrojtje të shtetit  ka probleme me statikën dhe çdo ndërhyrje në fazat e mëtutjeshme të punimeve duhet të jetë e profesionalizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button