Mjekët largohen nga Maqedonia, sistemi shëndetësorë në rrezik

Shëndetësia në Maqedoni gradualisht po e humb kuadrin e profesionalizuar shëndetësorë duke u bërë kështu pjesë e  pandarë e trendit ballkanik që kohën e fundit po bëhet gjithnjë e më intensive.

Vetëm për disa vite 1.200 mjek nga Maqedonia dhe Serbia janë larguar për shtetet e zhvilluara evropiane.

Në Maqedoni mjekët mendojnë për tu larguar kashtë që në kohën e studimeve. Nuk kanë për qëllim që të qëndrojnë në vend për shkak se mendojnë se politika është ajo që i largon nga shëndetësia, transmeton Tellma.

Nga “Heltgruper”, tërheqin vërejtjen se nëse vazhdon kështu trendi i ikjes së mjekëve nga Maqedoni atëherë do të rrezikohet sistemi shëndetësorë.

Ministri për punë dhe politik sociale Nikolla Todorov pranoi se largimi i mjekëve do ta vë në pikëpyetje stabilitetin e shëndetësisë publike, por edhe kësaj radhe ai e përgjithësoi problemin. Todorov tha se qeveria bënë gjithçka për ta mbajtur në vend kuadrin profesional.

Lajme të ngjashme

Back to top button