Australi: Sërish një tjetër tragjedi, gjenden të vdekur 8 fëmijë

Vetëm pak ditë pas tragjedisë në kafenenë në Sidnei, ku mbetën të vdekur 2 pengje dhe pengmarrësi, një tjetër tragjedi është shënuar në Australi. Së fundmi bëhet fjalë për vdekjen e tetë fëmijëve, nga 18-muajsh deri në 15-vjeç.

Ngjarja është regjistruar në një shtëpi periferike në qytetin verilindor australian të Cairns. Policia ka bërë të ditur se mëngjesin e së premtes është njoftuar për plagosjen e një gruaje në këtë banesë. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe shqyrtimit të vendbanimit, policia ka gjetur tetë fëmijë të vrarë, mes moshës 18 muaj-15 vjet. Mediat australiane kanë njoftuar se disa prej fëmijëve mendohet të jenë therur me thikë. Gruaja e plagosur, rreth 34 vjeç, është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe njëkohësisht po ndihmon efektivët e policisë në hetimin e tyre. Mësohet se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është nën arrest policor.

Lajmi i vdekjeve të tetë fëmijëve në Cairns ka tronditur kryesisht banorët e lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje po punon për sigurimin e qetësisë. Veç automjeteve të policisë në vendngjarje ndodhet dhe ambulanca, ndërkohë bëhet e ditur evakuimi i zonës. Kryeministri Tony Abbott shprehu ngushëllimet e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe e cilësoi si një “krim të papërshkrueshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button