KOSM: Pesëdhjetë mijë honoraristë do të largohen nga Maqedonia

Më 22 dhjetor janë caktuar protestat kundër ligjit për honoraristët. Dhjetëra organizata sindikaliste të bashkuara në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sindikatat e të punësuarve në drejtorinë, gjyqësorin dhe shoqatat e qytetarëve (DOQSH), Shoqata për Drejtësi Sociale “Lenka” si dhe Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) do ta ngrenë zërin kundër ligjit të ri për honoraristët. Me këtë rast, në një intervistë për Inbox 7 bisedojmë me Goce Dellçev Todevkoordinatorin kryesor të KOSM-it.

Z-ri Dellçev Todev, na tregoni se cili është qëllimi dhe në cilën cilësi paraqiteni Ju në protestën?

Delçev Todev: Qëllimi fillimisht është stopimi i  ligjit. Të mos fillojë zbatimi i tij nga data 1.1.2015. Urgjentisht të miratohet ndonjë zgjidhje, përkatësisht njerëzit e parë që qeverisin me Maqedoninë ta stopojnë ligjin urgjentisht. Sipas vlerësimit tonë, jo vetëm që do të përfshihen 150.000 qytetarë, por 50.000, pra një e treta e tyre do të duhet të kërkojnë një biletë më shumë që të mund sa më shpejt të ikin nga ky shtet. E dimë paraprakisht se nuk do të kemi sukses. Nuk jam një skeptik, por e dimë se si përfundojnë kërkesat në këtë vend sidomos në katër, pesë vitet e fundit. Nuk jam kundër pushtetit, por jam kundër disa vendimeve ligjore, të cilat merren aktualisht nga ana e pushtetit. Dhe në qoftë se nuk hidhet poshtë ky ligj, ne jemi të përgatitur për të përfshirë një numër të madh të ekspertëve për të sjellë, nëse jo më shumë, të paktën një variant me të cilin do të balancohet mundësia e lehtësimit financiar të qytetarëve, të cilët punojnë dhe jetojnë nga honorarët.

Këto ditë jemi dëshmitarë të përplasjeve në mediat për atë se kush organizon protesta dhe në cilën mënyrë organizohen ato. Duke u nisur nga kjo, imponohet pyetja se si e imagjinoni ju protestën? Si do të organizohet ajo?

Dellçev Todev: Çdo gjë që është me qëllim të mirë, çdo gjë që quhet organizim i çfarëdo proteste, me të cilën zotërinjve që janë në kabinetin e kryeministrit Nikolla Gruevski do t’u bëhet qartë se nuk mund ad-akta t’i hedhin poshtë ato dokumente. Për shkak se ata mendojnë se atë që e kanë paramenduar dhe duan ta zbatojnë, është zgjidhja më e mençur. Ky është praktikisht momenti më irritues të cilin KOSM-i e merr parasysh. Do të kërkojmë që Ministri i Punës dhe Politikës Sociale urgjentisht të na pranojë në një takim në të cilin do t’i shpjegojmë çdo gjë që e kanë lëshuar dhe nuk e kanë marrë parasysh si pjesë e mundësisë për përparimin e qytetarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi me këtë ligj.

Ju thoni se nuk jeni kundër pagesës së taksave ndaj shtetit, por se jeni kundër kësaj mënyre të pagesës për ata që punojnë për honorar. Përse?

Dellçev Todev: Nuk mund që qytetarët të cilët punojnë dhe të cilët janë të angazhuar nga bosët, pronarët, madje edhe nga ministritë sektoriale t’i paguajnë taksat. Nuk mund që ministria sektoriale të mos i paguajë taksat për ata që i ka angazhuar, kurse punëtori i cili punon për një honorar, të jetë ai që duhet ta paguajë shumën prej 19 për qind të shumës totale të sigurimit pensional, invalidor dhe shëndetësor. Ne nuk jemi për atë të mos paguhet shuma, por atë shumë ta paguajë punëdhënësi./Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button