Rosetta zbulon shtresë pluhuri organik në kometë

Te dhëna e dërguara nga misioni Rosetta e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) te cilat janë prezantuar ne American Geophysical Union (Agu), tregojnë se sipërfaqja e kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko është e mbuluar nga një shtrese gri pluhuri organik dhe gjithashtu është me e ngrohte nga sa ishte menduar deri tani. Këto te dhëna janë marre përmes instrumentit te posaçëm Virtis i cili vlerëson se temperatura e kometës është 50 grade me e ulet se sa temperatura mesatare verore e regjistruar ne zonat e brendshme te Antarktidës.

Imazhet e dërguara nga instrumenti Virtis (Visible and Infrared Mapping Spectrometer)janë te një definicioni tepër te larte dhe ndërsa një fotokamera e zakonshme mbështetet ne vetëm tre ngjyra, ajo qe është përdorur për marrjen e imazheve te kometës ne fjale, përbëhet nga plot 860 ngjyra qe praktikisht plotësojnë te gjithë spektrin e dritës ultraviolet dhe infra te kuqe. Deri me tani, asnjë objekt fosil i sistemit diellor nuk ka një identikit kaq te detajuar sa kometa 67P/Churyumov-Gerasimenko.

Zbulimi i shtresave me natyre organike tregon me fjale te tjera prezencën e materialeve me baze karboni, ndonëse kjo nuk presupozon domosdoshmërisht prezencën e gjurmëve te jetës, thonë specialistet, pasi jo te gjithë komponimet e këtij lloji janë te lidhura me prezencën e jetës, edhe pse janë elemente qe lejojnë krijimin e materialit organik te domosdoshëm për lindjen e saj. Prezencës se kësaj shtrese organike, shkencëtarët i atribuojnë edhe faktin e një temperature me te larte se ajo qe ata prisnin.

Lajme të ngjashme

Back to top button