BDI nxjerr mllefin ndaj Ivanovit në arenën ku nuk konteston asnjë dëshirë të VMRO-së

Bojkoti i fjalimit të presidentit Ivanov nga deputetët e BDI-së, nuk çon peshë tek qytetarët. Prezenca e presidentit Gjorgje Ivnov, në fjalimin e fund vitit konsiderohet nga qytetarët më pak e dëmshme nga vetë prezenca e deputetëve të BDI-së në Parlament.

Në anketë të “Portalb”, shumica e qytetarëve e konsiderojnë bojkotin e BDI-së si një vazhdim të qëndrimeve konsistonte për gjera nuk bartin asnjëfarë peshe në jetën politike dhe preokupimin e qytetarëve të thjeshtë.

“Është absurde të bojkotosh një figure pasha politike e të cilit rëndon mbi kryeministrin Gruevski. Çdo qytetar tani më është i vetëdijshëm për fajësinë që mund të mbartë një president dhe për ata që përfaqësojnë shqiptarët në parlament dhe nuk bojkotojnë qoftë edhe një propozim vendim të thjeshtë të dalë nga qeveria”, thotë Burim Osmani.

Një qytetarët tjetër  Besim Imeri, mendon se, lojërat politike që bëhen me presidentin dëshirojnë të tregojnë nga BDI se po kontestojnë diçka. “Ata kanë harruar se që nga hyrja e tyre në qeveri ka pasur gjëra shumë të rëndësishme dhe të dëmshme për shqiptarët dhe asnjëherë për këto gjëra nuk kanë arritur ti thonë jo Nikolla Gruevskit”, thotë Besimi.

“BDI vazhdon tu qëndrojë dramave që janë më tepër formale duke  nxjerr në pah paaftësinë e saj për të qenë më konstruktive në pushtetin ekzekutiv. Të nxjerrësh vrerin ndaj një figure politike siç është presidenti i shtetit dh në anën tjetër të kesh një pozicion nënshtrues gati vasal ndaj kryeministrit nuk është një lojë e ndershme politike për mijëra votues”, thotë Ardian Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button