LOE: Kontributet për honorarët do ta ulin konkurrencën jolojale

Ndryshimet ligjore me të cilat nga 1 janari marrëveshjet për vepër dhe marrëveshjet autoriale do të hyjnë në sistemin e sigurimit të obligueshëm janë pozitive dhe do ta eliminojnë konkurrencën jolojale midis kompanive, konsiderojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Zëvendëskryetari i LOE-së, Sead Koçan sot në konferencë shtypi tha se me ndryshimet ligjore honorarët do të marrin sigurim social dhe trajtim të barabartë me punëtorët e punësuar me kohë pune të pacaktuar.

“Të gjithë honorarët të cilët kanë marrëveshje autoriale dhe në vepër me një kompani, kontributet do të duhet t’ua paguajë kompania e cila i ka angazhuar. Ata të cilët kanë më shumë marrëveshje me më shumë ndërmarrje, ndërsa shuma përmbledhëse është mbi pagën minimale do ta duhet vetë të paguajnë kontribute”, shpjegoi Koçan.

Lajme të ngjashme

Back to top button