Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në 50 metra

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në 50 deri 100 metra në akset rrugore Pletvar, Veles­Shkup (Kulla), Ohër, Straçin dhe Gostivar­Mavrovë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button