Shkup, vritet i riu shqiptar

26-vjeçari shkupjan, Xhemaledin M. është vrarë mëngjesin e sotëm në periferi të Shkupit.

Trupi i tij është gjetur në gjendje të pajetë në rrugën lokale që lidh lagjen Butel dhe fshatin Mirkovcë.

Një person ende i paidentifikuar, sipas policisë ka shtënë disa plumba në drejtim të 26-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.

Trupi i të riut shqiptar është gjetur nga 27-vjeçarja E.S nga fshati Bërnjarcë i Shkupit, e cila ka lajmëruar menjëherë autoritetet.

“Më 11 gusht në kohë ende të panjohur në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në rrugën që lidh lagjen e Butelit me fshatin Mirkovc, është vrarë Xhemalejdin M. nga Shkupi, nga autor i panjohur me pistoletë. Xhemalejdini ka marrë plagë në kokë dhe pjesën e epërme të trupit. Trupi i tij është gjetur nga një grua 27 vjeçare nga fshati Bërnjancë, e cila ka denoncuar vrasjen në polici”, thuhet në komunikatën e policisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button