Vuçiq së shpejti në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përpos që tërhoqi investime nga kompanitë Kineze – gjatë Samitit Ekonomik që po mbahet në Beograd, është takuar edhe me homologun e tij serb Aleksandar Vucic.
Pas Kinezëve, dollarëve edhe pak politikë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shfrytëzoi rastin edhe për një takim me homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vucic. Ata përpos nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik të njohjes së licencave të kompanive të dy vendeve – biseduan edhe për vizitën e ardhshme të kryeministrit Vucic në Tiranë, edhe pse këtë herë – serbet ishin më të kujdeshëm me Ramën dhe nuk planifikuan t’i drejtohen mediave serbe, nga frika e ndonjë “provokimi” siç parafrazohet në Beograd.

Samiti i Tretë Ekonomik megjithatë vazhdojë të mërkurën gjithë ditën. Të gjitha Qeveritë e Ballkanit po vëlojnë me projekte infrastrukturore dhe të energjisë, që po i paraqiten Kryeministrit dhe kabinetit të tijë kinez në Beograd. Prej Polonisë, Serbisë, e deri te Shqipëria e Greqia në jug – tashmë i presin 10 miliardë të buta kredi, për ti jetësuar projektet qeveritare të partneritetit publiko privat.

“Të gjithë do të përfitojmë në projektet problematike që i kemi të fushës së infrastrukturës, dhe energjetikës, por edhe turizmit. Dhe në të gjitha këto fusha do të shënojmë përparime pas këtij Samiti dhe marrëveshjeve të arritura këtu midis 16 vendeve pjesëmarrëse në këtë Samit”, deklaroi Vucic..

Kina, jo rastësisht ka zgjedhur Serbinë, për ti mbledhur 16 Kryeministrat nga Evropa Jug – Lindore dhe Qendrore.

Nëpërmjet, Ballkanit dhe udhëkryqeve të saj investitorët dhe kapitali Kinez po shikojnë të kenë qasje edhe në tregun e Bashkimit Evropian, e që nëpërmjet mes Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kinezët synojnë të kenë qasje dhe nga një sy në detin Mesdhe dhe Adriatik.

Këto veprime është duke i vëzhguar për së afërmi edhe Bashkimi Evropian, e që deri tash ka shprehur skepticizmin e vendeve të rajonit dhe bashkëpunimit të tyre me kinezët. Sidoqëtë jetë në varfërinë e e ballkanasve, paratë, qofshin edhe nga Kina – tashmë edhe me marrëveshje duken të mirëseardhura. /rtk

Lajme të ngjashme

Back to top button