Do të zgjidhen drejtorë në nëntë institucione të qytetit dhe ndërmarrje publike

Qyteti i Shkupit shpalli konkurs publik për zgjedhjen e drejtorëve në nëntë institucione të qytetit dhe ndërmarrjeve publike.

Siç njoftoi sot qyteti i Shkupit, do të zgjidhen drejtorë edhe atë në SHM “Lazar Tanev”, Qendra kulturore rinore , Biblioteka “Vëllezërit Milladinov”, Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”, Qendra kulturore për fëmijë “Karposh”, Muzeu i qytetit të Shkupit Shkup, NP “Rrugë dhe rrugica”, Ndërmarrja publike e komunikacioni “Shkup” dhe NP “Ujsjellësi dhe kanalizimi”.

“Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar të cilët posedojnë arsimin përkatës, aftësi menaxhuese, aftësi për punë ekipore dhe aftësi për zgjidhjen e konflikteve si dhe propozimprojekt për punë të institucionit, gjegjësisht ndërmarrjes publike që është lëndë e kësaj thirrje publike, të paraqiten në këtë konkurs” thuhet në kumtesë.

Konkurset publik janë publikuar në gazetat e sotme. Për më shumë informacione, të gjithë të interesuarit në këtë konkurs mund të drejtohen në qytetin e Shkupit, në sektorin për resurse njerëzore si dhe në numrin e telefonit 02/329 293.

Lajme të ngjashme

Back to top button