Abdilaqim Ademi lë pas dere studentët e revoltuar! (FOTO+VIDEO)

Edhe pse sot në orën 14:00 në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi duhej të merrte pjesë në debat me rastin e paketës së propozuar të ligjeve për avancimin e sistemit  arsimor në vend ai nuk u paraqit në të.

IMG-20141217-WA0000

Por nga MASH na lajmëruan se ai vetëm do të realizojë takime me dekanët e fakulteteve pedagogjike duke lënë kështu pa konsultuar “Plenumin studentor” organizatën e studentëve që protestuan masovikisht kundër provimit shtetëror.

Megjithatë, këta studentë janë paraqitur në MASH me pankartat kundër provimit shtetëror duke kërkuar nga kjo ministri të marrin pjesë në debat për ti sqaruar argumente e tyre!

“Ky nuk është debat publik!”
“Duam debat për testimin” bërtasin studentët të cilëve nuk ju lejohet hyrja në MASH./Portalb

961609_10152639921518992_12489512_n

10846953_10152639917753992_2029640996_n

Nga ana tjetër Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Abdilaqim Ademi arsyetohet se ndryshimi i vendit për zhvillimin e debatit ishte për arsye se kishte paralajmërime që në të do të tentonin të hynin persona të paftuar.

Ai sqaroi se kësaj radhe u debatua me dekanët e fakulteteve të pedagogjikut lidhur me ndryshimet që do të bëhen në këto fakultete.

“ Ne nuk frikësohemi nga studentët sepse ata janë partnerët tonë, mirëpo morëm njoftim që studentët do të hyjnë të pa ftuar, sepse ne kishim debat për fakultetin pedagogjik dhe ndryshimet që janë planifikuar. Ne do të organizojmë debat me të gjithë. Kësaj radhe ishte me dekanët e fakulteteve pedagogjike. Ne do vazhdojmë me debate në institucione publike dhe qëllimi është të diskutohet dhe të jepen sugjerime”, tha Ademi pas takimit me dekanët.

Ai shtoi se paketa e ndryshimeve është për ngritjen e arsimimit.

“MASH nuk do të jetë asnjëherë kundër studentëve. Testimi shtetëror do bëhet duke u bazuar në planprogramin e universitetit, profesorët do jenë ata që do i bëjnë pyetjet pastaj bëhet përzgjedhja e 2000 pyetjeve për një lende dhe nga 5 pyetje në të gjitha lëndët do i kenë në testim studentët. Ky testim nuk ndikon në suksesin e studentëve. Nesh ai kalon provimin atëherë i njihet edhe provimi në lëndën përkatëse me atë notë që ka marrë. Kjo nuk ndikon në sukses vetëm vërtetohet njohuria që ka studenti lidhur me atë lëndë, a e ka kaluar provimin me meritë”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button