Shokuese: Përdoruesi më i vogël i drogës, fëmija tre vjeçar

Dita ditës fatkeqësisht po rritet numri i fëmijëve, konsumues të lëndëve narkotike. Sipas pohimeve të shoqatës jo qeveritare “HOPS”, numri i fëmijëve të varur nga droga është rritur në 50, ndërsa konsumuesi më i vogël është vetëm tre vjeçar.

“Nuk ekziston program apo institucion e cila i përfshinë konsumuesit e rinj. Në dy, tre vitet e fundit, si pasojë e varshmërisë nga droga kanë humbur jetën tre fëmijë”, kanë deklaruar nga “HOPS”.

Ndihma e parë sipas tyre arrin çdoherë nga prindërit por çdoherë ajo është e vonuar. Pasi që fëmijët e tyre janë future në lojërat e konsumimit të drogës, të cilën e kanë marrë nga persona më të moshuar, zakonisht në rrugë, problem i tyre shndërrohet në problem institucional.
Arsyet më të shpeshta që i shpien këta fëmijë të konsumojnë drogë janë gjendja e tyre e rëndë financiare. Bëhet fjalë për familje të varfra dhe disfunksionale, me nivel të dobët të edukimit.

Institucionet apelojnë të rritet niveli i vetëdijes dhe të mundësohet trajtim adekuat dhe përkujdesje për fëmijët që konsumojnë drogë.

Lajme të ngjashme

Back to top button