Dridhjet në BDI, ”balonë e fryrë” e Gruevskit për realitetin e zymtë që diskutohet në Bruksel

Diskutimet për stemën e re të Maqedonisë marrin në intensitet edhe pas ngjarjeve të fundit në BDI, ku lideri Ahmeti prezanton para deputetëve dhe ministrave se ai është marrë vesh me Gruevskin për këtë. Këto prezantime të qëndrimeve “vesh më vesh”, për analistët janë balona të fryra që lëshohen si perdja e zezë sa herë që Brukseli duhet t’i përkujtojë Maqedonisë dështimet e saj. Pluhuri që ngrihet për një gjë që është në fazën e propozimit, tregon madje probleme më të thella nga realiteti i pakënaqësive dhe dështimeve të faktorit politik shqiptar në Qeveri.

Ende nuk dihet si do të veprojë BDI në këtë rast pas mbledhjes në kryesinë qendrore. Deputetët dhe ministrat e kësaj partie mbeten të mbyllur për opinionin dhe gazetarët.

Dridhjet në BDI, nuk janë asgjë më shumë se një balonë e fryrë

Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimovska thotë për Portalb se çështja e stemës që rezultoi goja me dridhje në BDI, nuk është asgjë më shumë se një balonë fryrë që lëshohet nga Ahmeti dhe Gruevski për të fshehur atë që po ndodh sot në Bruksel.

“Ata as kanë për qëllim që të ndryshojnë stemën, por për të fshehur dështimet që po ndodhin në Bruksel atje ku qartë thuhet se Maqedonia po groposet gjithnjë e më shumë. Nuk duhet të analizohen shumë planet e Gruevskit dhe Ahmetit sepse ato janë të qarta. Stema nuk mund të ndryshohet pa konsensus. Sa i përket asaj që ndodh në BDI është e qartë se ajo është pjesë e kësaj strategjie të Gruevskit për të lëshuar balona të fryrë sa  herë që ka nevojë për ato”, thotë Lidija Dimovska.

Ahmeti dhe Gruevski lëshojnë perden e zezë për dështimet në Bruksel

Sipas analistit Mersel Bilalli, nuk ka analiza të thukëta dhe në bazë të atyre analizave komfor të realiteteve politike të ndërtohet politika, por sikur veprohet sipas një logjike të interesave të ngushta të një grupi të vogël personash dhe kjo përfundon me dështime.

E kjo që ndodh, sipas Bilallit është një realitet i refleksit të votuesve të BDI-së ku deputetët dhe ministrat ndeshen me revoltën e masës dhe ata e shprehin në takimet e tyre.

“Duhet të pajtohemi se një veprim i tillë individual është kontra produktiv dhe i dëmshëm, jo rastësisht kemi një gjendje të tillë dhe kemi ikje masive të rinisë në botën perëndimore për të cilën dikush duhet të japë përgjegjësi. Një pozitë e tillë inferiore shihet vite me radhë që kur u pajtua që të miratohen ligj për natalitetin ku u përjashtuan komunat shqiptare dhe Gjykata Kushtetuese e shpalli si diskriminues. Ato ishin shenja serioze se diçka nuk është në rregull në politik-bërje”, thotë Mersel Bilalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button