Samiti në Beograd, mediat serbe “fshehin” Edi Ramën
Ka filluar në Beograd Samiti i tretë i Kinë-Europë Qendrore dhe Juglindore në nivel të kryeministrave. Aty është i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por është e çuditshme se si mediat serbe pothuajse janë duke e fshehur praninë e tij atje.
Siç dihet në këtë samit nuk është i ftuar kryeministri i Kosovës. Ndërkaq kreu i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vucic tashmë i ka filluar takimet bilaterale. Së pari ka takuar Kryeministrit e Kinës ndërsa ka mbajtur edhe një takim me shefin e Qeverisë malazeze Milo Djukanovic.