Migena, motra e Elvana Gjatës një yll në ngjitje!

Migena Gjata, motra e madhe e këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës në muzikën lirike në Gjermani.

Suksesi i fundit i Migena Gjatës ka qenë pjesëmarrja në “North Rhine-Westphalia celebrates Advent 2014”, një koncert live dedikuar Krishtlindjeve në Gjermani.

Mediat e huaj e kanë komentuar me nota shumë pozitive interpretimin brilant të Gjatës në këtë shfaqje.

Elvana Gjata ndihet shumë krenare për motrën e saj, Migenën dhe nuk e fsheh dashurinë që ndjen për të edhe në llogarinë në Instagram, ku shkruan“Ajo është e shtrenjta ime”.

Migena, si motra e madhe, ka qenë personi që gjithmonë e ka shtyrë Elvanën të merret me muzikë dhe të bëhet ajo artiste e madhe që është sot, pasi ishte e bindur për talentin e Elvanës dhe suksesin që e priste në të ardhmen./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button