Studentët nuk do të ndalen përballë qeverisë, paralajmërojnë sërish protesta

Studentët janë të revoltuar nga qëndrimet e qeverisë që po ndodhin me provimin shtetërorë pas protestave masive që zhvilluan. Ata deklarojnë se nuk do të ndalen përballë kokëfortësisë së qeverisë dhe se do të vazhdojnë me protestat.

Këto paralajmërime i bëri sot Hristijan Davidoviç, nga Plenumi Studentor, organizat kjo e cila organizoi dy protesta me radhë kundër propozimit qeveritar për aplikimin e provimit shtetëror, dhe të cilat u përkrahën jo vetëm nga Universiteti i Shkupit, por edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe universitetet private në vend.

“Ne jemi të vendosur për të ndërmarrë vendime konkrete në rast se Qeveria nuk heq dorë nga vendimi i saj i paralajmëruar për provim shtetëror, që është kundër kushtetues dhe shkelet autonomia e universitetit, por është edhe kundër sistemit të Bolonjës për formësimin e notës vlerësuese për studentin. Studentët janë të revoltuar nga kjo sjellje injoruese e Qeverisë, e cila të dielën miratoi projekt ligjin për provimin shtetëror, edhe përkundër protestave masive të studentëve”, theksoi Hristijan Davidovic nga Plenumi Studentor.

Lajme të ngjashme

Back to top button