Aksident fatal afër Katllanovës, katër të plagosur

Katër të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Katllanovës, para tunelit në autostradën Veles – Shkup.

Aksidenti ndodhi kur makina e tipit “Audi” me targa të Shtipit nga arsye të panjohura është përplasur me mbrojtësen e autostradës dhe pas humbjes së drejtimit ka përfunduar në një humnerë prej 20 metrave.

Në aksident janë plagosur rëndë të gjitha katër udhëtarët e makinës. Jozyrtarisht mësohet se mjegulla ka qenë shkaku kryesor i fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button