Basha: Qytetarët të braktisur nga Qeveria

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër, Basha ka deklaruar se ata ndjehen të braktisur nga Qeveria. Kreu i PD ka vijuar turin e takimeve ku ka dëgjuar shqetësimet në lidhje me faturat aforfe të energjisë elektrike, çmimin e lartë të naftës, mungesën e tregut dhe të fuqisë blerëse që ka sjellë kalbjen e prodhimit.

“Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, shqiptarët janë braktisur nga kjo qeveri, taksat i ka rrit, çmimet e naftës i ka rrit, po përgatit të rrisë çmimin e energjisë. Nuk e thotë. Thotë mesatarizim. Ça do me thënë mesatarizim?! Dmth rritje apo ulje?”, ka bërë me dije Basha në bashkëbisedimin me qytetarët.

Nisur edhe nga mbyllja e Universitetit në Dibër, Basha tha se: “Qeveria nuk do qytetarë të lirë, nuk do qytetarë të ditur, nuk do qytetarë të arsimuar, nuk do qytetarë me mendje të pavarura, do papagaj”. “Studentët, të paktën 2000 vetë do përfundojnë në bulevard dhe do vish ti shikosh çdo ditë”! Studentët duhet t’i prijnë të gjithë qytetarëve me guximin e tyre dhe ne do na keni në krah, ne do na keni në ballë të protestës tuaj”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button