Zgjedhjet lokale, Nishani dekreton sot datën

 

Referuar Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të hedhë firmën e tij në dekretin për zgjedhjet lokale të 20150-ës. Sot, Nishani do të vendosë datën kur qytetarëve do u duhet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.

Pas ditë më parë, Bujar Nishani, deklaroi se nga mesi i muajit dhjetor do të dekretojë datën e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor në nenin 9, përcakton se brenda datës 15 dhjetor presidenti duhet të shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë. Presidenti Bujar Nishani ka vendosur që data 21 qershor të jetë dita e zgjedhjeve lokale, por sot pritet nese kjo date do te konfirmohet edhe me dekret. Dita e sotme është me rëndësi edhe se Gjykata Kushtetuese do të shprehet sot nëse do të shpallë ose jo ligjore ndarjen e re të territorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button