E pasigurt pjesëmarrja e Mustafës në Samitin e Beogradit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa me sa duket nuk do të jetë pjesëmarrës në samitin e kryeministrave të Europës Qendrore, Lindore dhe Kinës, që do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor në Beograd.

Përderisa të gjithë kryeministrat kanë konfirmuar ftesën për pjesëmarrje në këtë samit, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Mustafa ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Bajram Gecaj, i cili pritet të jetë anëtar i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ka thënë për lajmi.net se ende nuk e kanë shqyrtuar mundësinë e pjesëmarrjes në këtë samit, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, pritet që gjatë vikendit të merret një vendim për këtë çështje.

Në këtë samit, pritet të marrin pjesë rreth 17 kryeministra të shteteve të Europës dhe Kinës.

Në margjinat e këtij samiti do të organizohet edhe një forum ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button