Ferati gati për të gëzuar shqiptarët dhe boksin e Maqedonisë

Hajdin Ferati do të jetë boksieri i vetëm nga Maqedonia, që do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për të rinj, që do të mbahet në Roterdam të Holandës. 

Kampionati në fjalë do të fillojë prej 11 gushti, ndërsa përfundon me datën 18 gusht, ndërsa boksieri shqiptar nga Maqedonia, Ferati së bashku me trajnerin e tij Naser Haruni udhëtimin tyre e kanë planifikuar për ditën e diel. 

Hajdin Ferati që është anëtar i KB Shkupi bokson në kategorinë 69kg, ndërsa përë këtë eveniment të madh sportiv ai ka stërvitur dy javë në malet e Kitkës, ku së bashku me te kanë punuar trajnerët e tij Enver Salihu dhe Naser Haruni.  
“Kemi punuar për dy javë në malet e Kitkës, për të përmirësuar kondicionin. Mendoj se Hajdini do të jep maksimumin nga vetja dhe do të na gëzoj me rezultat të mirë”, është shprehur për “Portalb”, trajneri Haruni.  

Edhe vet boksieri 18 vjeçar, Ferati shprehet optimist duke potencuar se do të jap dhe atomin e fundit nga forca, për të gëzuar të gjithë shqiptarët me sukses eventual.
“Jam mase i përgatitur, falënderoj trajnerët për punën e palodhshme që kanë bërë me mua. Do të jap maksimumin nga vetja për të gëzuar shqiptarët kudo që janë. E di se do të ketë kundërshtarë të fortë nga shtete të ndryshme evropiane, por edhe ne kemi cakun tonë, dhe dëshirojmë që të sjellim një sukses që i mungon kohë të gjatë boksit në Maqedoni”, është shprehur Hajdin Ferati. 
Udhëtimin e Hajdin Feratit dhe Naser Harunit e ka ndihmuar vetëm Agjencioni për Rini e Sport në Maqedoni. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button