OH El Hilal: 280 fëmijë nesër i nënshtrohen synetimit

Nesër organizohet aktiviteti tradiconal i Organizatës Humanitare ‘El Hilal’, Synetimi 2013.

Kreu i organizatës, Behixhudin Shehapi, tha se të gjitha pregatitjet kanë përfunduar dhe evenimenti do të mbahet të dielën.

‘Kjo do të jetë një festë për Bajramin, ku në Kalanë e Shkupit do të mblidhen një numër i konsiderueshëm i shkupjanëve si dhe prindërit dhe fëmijët që do ti nënshtrohen aktit të synetimit. Do të organizohet një koncert me këngë burimore folklorike dhe ilahi. 280 fëmijë do ti nënshtrohen aktit të synetimit’ tha Shehapi.

Prioritet sipas organizatorëve kanë fëmijët të cilët janë jetimë, fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, veteranët e luftës apo ata që janë të rrezikuar ekonomikisht.

Ky projekt që realizohet çdo vit parasheh sigurimin komplet të gardërobës për synetim, peshqesh si dhe organizim të një manifestimi qendror./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button