Bllokohet Tiranë-Elbasan, shkak rrëshqitjet, dëmtohen ndërtesat

Rruga Tiranë-Elbasan është bllokuar për disa orë si rezultat i rrëshqitjes së një masivi dheu nga një faqe mali në fshatin Ibë. Drejtuesit e mjeteve të nisur nga Tirana janë detyruar të ndjekin inteneriarin në drejtim të Durrësit për shkuar në qytetin e Elbasanit. Rruga është zhbllokuar pas disa orësh vetëm në një sens drejtimi pas ndërhyrjes së fadromave dhe mjeteve të rënda.

Bllokohet rruga Tiranë – Elbasan në fshatin Ibë në pjesën ku po bëhen punimet e autostradës së re. Një masiv i madh dheu është shkëputur nga një faqe mali me lartësi prej më shumë se 200.

Shumë biznese dhe shtëpi banimi janë dëmtuar, pavarësisht se banorët kanë bërë disa herë ankese kundër firmës greke “Aktor” e cila po punon për zgjerimin e autostradës. Arben Duka shefi I emergjencave në komunën e Bërzhitës, shprehet i indinjuar me mënyrën sesi po punohet nga firma greke.

Pak pas bllokimit të rrugës në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjetet e firmës për mirëmbajtjen e rrugës duke filluar heqjen e dherave dhe gurëve.

Sakaq, janë krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja krahët e rrugës, ku situata është më e rënduar nga korsia Elbasan-Tiranë, pasi shumë prej makinave që udhëtojnë drejt Elbasanit janë kthyer duke ndryshuar intenerarin në drejtim të Durrësi./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button