Vonesa në fluturimet nga dhe drejt Londrës

Pasagjerët e linjave britanike po përballen me vonesa të shumta, për shkak të një problemi kompjuterik që ndikoi operacionet në aeroportet e Londrës.

Grupi kryesor i kontrollit ajror britanik tha se çështja u zgjidh dhe operacionet filluan t’i kthehen normalitetit. “Hithrou”, ndër aeroportët më të ngarkuar në botë, njoftoi se fluturimet e nisjes rifilluan.

Disa avionë që duhet të uleshin në Londër ndryshuan drejtim për t’u ulur në të tjera, por ndërprerjet u zgjeruan në Europë, ku fluturimet me destinacion Londrën u vonuan.

Lajme të ngjashme

Back to top button