UEFA gjobit Kroacinë për trazirat me Italinë

Federata Kroate e Futbollit i paguan shtrenjtë trazirat e tifozëve të saj në ndeshjen kualifikuese me Italinë që u zhvillua gjatë muajit të kaluar në Milano.

Komisioni i Disiplinës në UEFA në mbledhjen e tij të fundit shqyrtoi ato që ndodhën në stadiumin “San Siro” në sfidën mes kombëtares së kaltër dhe Kroacisë 16 Nëntorin e shkuar dhe për shkak se fansat ballkanas ndërprenë ndeshjen duke hedhur mjete plasëse në fushë, vendosi të dënojë Federatën Kroate të Futbollit me një gjobë prej 80 mijë Eurosh.

Por nuk është ky dënimi i vetëm që pritet të vuajë përfaqësuesja ballkanase pasi Kroacia ndeshjen e saj të radhës atë ndaj Norvegjisë në datën 28 Mars të 2015-s duhet ta luajë pa praninë e sektorit të tifozëve ultras. Fansat kroatë e tepruan me veprimet e tyre në Milano duke bërë që ndeshja mes Italisë dhe Kroacisë të ndërpritej për rreth 10 minuta. Kushti i Komisionit të Displinës në UEFA është se sektori që do të qëndrojë i mbyllur në ndeshjen e radhës shtëpiake të Kroacisë duhet të ketë të paktën një kapacitet prej 8 mijë vendesh. Komsioni i disiplinës dënoi gjithashtu Federatën Italiane me një gjobë prej 13 mijë Eurosh për hedhjen e sendeve të forta në fushë nga ana e tifozëve të saj./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button