Stema e re mund të jetë pjesë e pazareve politike mes Gruevskit dhe Ahmetit

Idenë e saj të kamotshme për stemën e re ku dominon simboli i partisë, VMRO-DPMNE e kalon me lehtësi në qeveri. Miratimi i propozimit për stemën e re mund të fsheh ndonjë marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit qeveritarë, vlerëson ish deputeti Naser Ziberi.

Naser Zyberi theksoi se me simbolet shtetërore nuk bëhet pazar dhe se nëse BDI voton pro atëherë do të vihet në situatë të palakueshme ndaj elektoratit shqiptar dhe opinionit të përgjithshëm shqiptar të cilët janë shprehur kundër këtij propozimi.

“Në qoftë se krejt kjo marrëveshje nuk ka në prapaskenë ndonjë marrëveshje, ndonjë pazar, për diçka të madhe që do të fitojnë shqiptarët, nuk gjej ndonjë logjikë se pse BDI-ja ka dhënë pëlqim për këtë çështje.  Edhe pse po të pyetëm unë personalisht mendoj se pazar me këto punë nuk bëhet, tash ta mundëson kushtetuta që për çështje të caktuara, ndër ta janë edhe simbolet, donë të thotë të jep të drejtën  e konsensusit, respektivisht të pengimit të marrjes së vendimit mbi baza të majoritetit”, deklaroi Naser Ziberi, analist politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button