Shkolla “Arseni Jovkov” thirrje të serishme për bojkot

Edhe sot ka thirrje për bojkot të mësimit nga Këshilli i Prindërve i Shkollës së Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov”.  Në deklaratën e tyre thuhet se kërkojnë kushte më të mira për mësim andaj do të bojkotojnë mësimin një orë në ditë. Këshilli i prindërve apelon që mos të ushtrohet presion ndaj nxënësve që të tërhiqen nga bojkoti.

Sot në orën 18 është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Prindërve, ku pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe pritet që ai para prindërve të shpalos marrëveshjet me kryetarin e qytetit të Shkupit Koce Trajanovski me anë të së cilës pritet të rikthehet në postin e tij drejtori Nazmi Ramani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button