Ahmeti: Pa zgjidhjen e kontestit të emrit nuk ka stabilitet dhe paqe në rajon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi një takim pune meAnik Van Kalster, Ambasadore e Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, rezidente në Sofje të Bulgarisë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale në vend dhe në rajon, zhvillimin ekonomik, marrëdhëniet ndëretnike si dhe integrimin EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti foli rreth nevojës së angazhimit konkret ndërkombëtar në drejtim të zgjidhjes së kontestit midis Shkupit dhe Athinës që po na mban larg integrimit në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa përfshirjen e miqve ndërkombëtar, kjo çështje nuk zgjidhet. Pa zgjidhjen sa më të shpejt të kësaj çështjeje, nuk mund të ketë stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në vend dhe në rajon, e aq më pak marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe zhvillim ekonomik.

“Edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është peng i moszgjidhjes së çështjes së emrit dhe vonesës së anëtarësimit në NATO dhe BE, për arsye të pasigurisë politike dhe financiare që shkakton edhe tek investitorët e huaj.” tha Ahmeti duke përshëndetur investimin belg në Maqedoni.

Duke folur për opozitën maqedonase, Kryetari Ahmeti foli për mungesën e agjendës konkrete si dhe ftoi deputetët opozitar që të kthehen në kuvend ku do të mund ti prezantojnë qëndrimet e veta dhe propozimet për politika më të mira ndaj qytetarëve.

Kryetari Ahmeti përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Kosovë dhe konstituimin e kuvendit me një shumicë të qëndrueshme përballë sfidave të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Kosova, por edhe rajoni.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Or ti shoq !. Ne bllafaqohemi me projekte asimiluese, te anashkalimeve ekonomike dhe financiare s8 dhe anashkalime te punsimeve etj etj

Back to top button