Besimi – Mogerini takim zyrtar në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot në Bruksel realizoi takimin e parë zyrtar me zonjën Federika Mogerini, Përfqaësues i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe Zëvendës kryetare e Komisionit Evropian.

Duke e uruar për funksionin e ri, Besimi i uroi realizim të suksesshëm të qëllimeve të caktuara gjatë mandatit të saj, vazhdim të bashkëpunimit të mirë e cila do të mund të kontribuonte në progresin e Maqedonisë dhe përafrimin e saj drejt Bashkimit.besimi potencoi se Qeveria punon në realizimin e reformave të përcaktuara dhe udhëzimeve të detajuara nga Raporti i fundit të Komisionit Evropian. Sa i përket Raportit, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se të njëjtin e konsideron si objektiv dhe se është shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë e morri rekomandimin e gjashtë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mes të tjerash, ai e informoi Mogerinin edhe për aktivitetet e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të gjendjeve në sferat prioritare, duke përfshirë edhe kontekstin rajonal. Ai shtoi se Qeveria ka përgatitur draft Planin Aksionar me aktivitete afatshkurte dhe afatmesme të bazuara në konkluzat e Raportit të KE-së, me çka Qeveria e vërteton përkushtimin e saj në realizimin e prioritetit kyç strategjik të Republikës së Maqedonisë, dhe ajo është aderimi në BE.

Zëvendëskryeministri Besimi u përqëndrua edhe në nevojën për ruajtjen e dinamikës së procesit reformues. Për shkak se Maqedonia pret tashmë një periudhë të gjatë për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në, është shumë e rëndësishme të ruhet ritmi dhe mos ketë ndalesë në procesin reformues, për këtë arsye riaktivizimi i Dialogut për Aderim në Nivel të Lartë paraqet një mekanizëm që do ta ruajë atmosferën pozitive si tek institucionet e Republikës së Maqedonisë të cilat janë të përfshira drejtpërdrejtë në procesin reformues ashtu edhe tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ai e komentoi pozitivisht vizitën e lajmëruar për muajin Janar të Komesarit Han në Maqedoni dhe i drejtoi ftesë edhe Përfaqësueses të Lartë Mogerini për vizitë të saj në Maqedoni.

Në takim u theksua se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetet në fokusin e agjendës së Bashkimit dhe Komisionit Evropian, edhe pse për pesë vitet e ardhëshme nuk pritet vend i ri anëtar. Ata presin që Republika e Maqedonisë të mbajë EU agjendën në prioritet dhe gjithashtu presin progres konkret në çështjen e emrit.

Në takim u kërkua përfshirja e BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe për gjetjen e mënyrës për hapjen e kapitujve 23 dhe 24.

Lajme të ngjashme

Back to top button