Jahjaga: Kosova e përkushtuar për krijimin e Gjykatës Speciale

Presidentja Atifete Jahjaga gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane, Viktora Nulland, ka theksuar se qeveria e re dhe parlamenti janë të përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krijimin e Gjykatës Speciale, përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave dhe MSA-në, dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Gjatë kësaj bisede u diksuta edhe për forcimin e sundimit të ligjit dhe për të ndërmarrë reformat në kuadër të agjendës euroatlantike të vendit.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Presidentja i tha Ndihmës Sekretares Nuland se, përkundër vonesës në krijimin e institucioneve, vendi ka dëshmuar besueshmëri dhe pjekuri në respektimin e sundimit të ligjit dhe proceseve demokratike.

Ndërkaq, Ndihmës Sekretarja Nuland i përgëzoi presidenten Jahjaga dhe liderët politik të Kosovës për tejkalimin e dallimeve rreth krijimit të qeverisë vet dhe në mënyrë paqësore./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button