Pranimi i Kosovës: Rusia i thotë Serbisë, sporti nuk është politikë

Rusia nuk e ka kundërshtuar pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke e shokuar Serbinë me këtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandar Lukasheviq, është sqaruar se për Rusinë, Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë, mirëpo disa vendime nuk kanë fare të bëjnë me politikën.

“Vlerësojmë se sporti duhet të mbahet larg politikës”, ka thënë Lukasheviq, transmeton Indeksonline.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka pranuar Kosovën si anëtare me të drejta të plota më datën 9 dhjetor, pa e asnjë votë kundër, gjatë takimit që është mbajtur në Monako.

Serbia ka bërë përpjekje maksimale që ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në KON, por ka dështuar pasi edhe Rusia nuk e ka pasur problem anëtarësimin e Kosovës në këtë komitetin që organizon lojërat olimpike. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button