Adem Demaçi thotë se duhet pritur 100 ditë “Qeverinë Mustafa I”

Adem Demaçi thotë se Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa të lihet të paktën njëqind ditë për të parë punëne saj. Sipas tij, askush nuk duhet të paragjykojë dhe të ngutet për të komentuar formimin e kësaj Qeverie.

“Duhet t’i lëmë nja 100 ditë të shohim se çka po punojnë. Nuk është puna me u ngutë dhe me fol sa me fol. Duhet t’i presim nja 100 ditë”, ka thënë Demaçi.

Ai thotë se ka shpresë se PDK dhe LDK do të punojnë në të mirë të Kosovës pavarësisht të kaluarës së kabinetit të ri qeveritar.

“Njeri nuk është cung, njeri mbledh mend, njeri gëzohet, njeri drejtohet, përparon”, ka shtuar ai.

Demaçi kishte propozuar që pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Ramush Haradinaj, duke ia ndarë një pozitë ushtarake./Express/

Lajme të ngjashme

Back to top button