Një 25 vjeçar nga Zajazi ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku

Një i ri 25 vjeçar nga Zajazi ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Gostivar – Simnicë.

Nga Policia e Tetovës, thonë se vozitësi N.A i veturës xhip “Shervolet” që ishte pa tabela regjistrimi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur përmbys.

I riu 25 N.H në aksidentin që ndodhi në orën 3.30 minuta ka vdekur në vend të ngjarjes pas lëndimeve të rënda që ka marrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button