Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës ndjekëse së veçantë hulumtuese të komunikimeve nga ana e MPB-së, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë doganore dhe MM-së, për politikë të jashtme, për sisteme politike dhe marrëdhënie midis bashkësive, për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Pika e vetme e  rendit të ditës të seancës së Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës ndjekëse së veçantë hulumtuese të komunikimeve nga ana e MPB-së, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë doganore dhe MM-së, është Propozim-rregullorja për punën e Komisionit.

Komisioni për politikë të jashtme do të debatojë për propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë belge dhe për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e përbashkët të lejeve për qarkullim. Njëherit në Komision fjalim përgjegjës do të kenë ambasadorët Kornelia Utevska Gligorova për kryerjen e detyrës së ambasadorit në Republikën Federale të Gjermanisë, Gjoko Gjorgjevski për Fronin e Shenjtë, Asaf Ademi për Mbretërinë daneze dhe Gjorgji Filipov për Republikën e Austrisë.

Në Komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të shqyrtohen propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrativ, të Ligjit për punonjësit në sektorin publik dhe të Kodit Penal, që të tre në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për përcaktimin e llojit dhe matjes së gjatësisë së dënimit në lexim të parë.

Konfirmimi i propozim vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e inkuadrimit të fëmijëve do të jetë pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve, përderisa Komisionit ligjdhënës-juridik do të shqyrtojë më shumë ratifikime dhe propozim ligje midis të cilëve edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button