Balerini shqiptar, Kledi Kadiu personalitet evropian i vitit 2014

Me titullin “Personalitet Evropian 2014”, Kledi Kadiu vlerësohet jo vetëm për rezultatet e vazhdueshme si balerin e koreograf por dhe për përkushtimin e tij si testimonial për kauza të ndryshme sociale, të çmuara nga publiku i gjerë dhe mediat.

Me rastin e edicionit të 44-t të ditës Evropiane, balerinit të famshëm shqiptar i është akorduar çmimi prestigjioz “Personalitet Evropian 2014” për baletin. Çmimet janë ndarë dje në Campidoglio, selia e bashkisë së Romës, në prani të autoriteteve politike dhe të shumë eksponentëve të kulturës e artit. Krahas Kledi Kadiut, janë vlerësuar edhe personalitete të tjera të mirënjohura, mes të cilëve edhe Patty Pravo për Muzikën apo Gianni Rivera për Sportin.

Me titullin “Personalitet Evropian 2014”, Kledi Kadiu vlerësohet jo vetëm për rezultatet e vazhdueshme si balerin e koreograf por dhe për përkushtimin e tij si testimonial për kauza të ndryshme sociale, të çmuara nga publiku i gjerë dhe mediat.

Kledi Kadiu, është një ndër balerinët më me famë në Itali. Ai shpesh herë është rikthyer edhe në Shqipëri me performanca të ndryshme, por duke u angazhuar edhe në projekte të caktuara./KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button