Samaras sot me Ban Ki-munin për emrin e Maqedonisë

Kryeministri grek Andonis Samaras sot në Nju-Jork do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, me të cilin do të bisedojë për Qipron dhe emrin e Maqedonisë, dy çështje në të cilat Organizata botërore ka rol të ndërmjetësuesit.

“Katimerini”, sot shkruan se ndërmjetësuesi Metju Nimic para disa muajve e ka propozuar emrin “Republika e Epërme e Maqedonisë”, diçka që Athina zyrtare nuk e pranon sepse përcaktimi gjeografik ka të bëjë me rregullimin shtetëror, e jo me emrin e vendit.

Sipas gazetës proqeveritare, Nimic tani po përgatitet për raund të ri kontaktesh me të dyja palët.

Samaras me Ban Ki-munin do të bisedojë edhe për gjendjen në rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe në Mesdheun lindor.

Lajme të ngjashme

Back to top button