‘Manifesti i Maqedonisë’ djeg kopjen e Marrëveshjes së Bukureshtit: nuk duan negociata me grekët

Me djegien e kopjeve nga Marrëveshja e Bukureshtit, grupi Manifesti i Maqedonisë sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup shënuan 100 vjet nga kjo marrëveshje me të cilën pas Luftërave ballkanike, Maqedonia u shpartallua dhe dërgoi apel për bashkim kombëtar për parandalimin e marrëveshjes së re eventuale të Bukureshtit përmes rekomandimeve për emrin.

Grupi Manifesti i Maqedonisë, të cilin e përbëjnë mbi 50 intelektualë, artistë konsiderojnë se zgjidhja e kontestit për emrin nuk është e mundur duke pasur parasysh se qëllimi është fshirja e maqedonasve si popull i veçantë. Ata në manifestin e tyre vlerësojnë se është koha që pas 20 viteve nga ndërmjetësimi jofunksional në Nju-Jork të ngritet iniciativë për ndërprerjen e negociatave dhe kthimin e emrit kushtetues të shtetit në KB.

Marrëveshja e Bukureshtit është firmosur më 10 gusht të vitit 1913 me të cilin i është dhënë fund Luftërave ballkanike, ndërsa territori i Maqedonisë është ndarë në fqinjët Greqia, Bullgaria dhe Serbia.

Lajme të ngjashme

Back to top button